VENEERS/FASETAT HOLLIVUDIANE

Fasetat prej porcelani janë *LENTE* të holla që ngjiten në sipërfaqen e përparme te dhëmbit dhe përdoren për të trajtuar një sërë shqetësimesh të ndryshme ESTETIKE qe ka pacienti. Fasetat e porcelanit janë metoda më bashkëkohore që realizojnë një estetikë përfekte dhe në të njëjtën kohë ruan strukturën e dhëmbit. Ato kanë një trashësi shumë të vogël 0.5-0.7mm.

Kur përdoren veneers?
Veneersat përdoren për te përmirësuar një seri rastesh ne zonën frontale si:

• Hapësira midis dhëmbëve frontal
• Dhëmbë me formë jo shumë estetike
• Dhëmbët frontal të thyer në buzën prerëse
• Dhëmbë që kanë ndryshuar ngjyrën në sipërfaqe ose brendësi (dhëmbët devital) .Ka disa lloje pigmentimesh ose demineralizimesh qe krijojne pamjen e dhëmbëve të njollosur.
• Dhëmbë me mbushje jo estetike si pasoje e të cilave dhëmbi ndryshon ngjyrë në vite.
• Dhëmbët me karies apo demtime të sipërfaqes orale kur kërkohet një zgjidhje më afatgjatë se ajo që mbushjet adezive(kompoziti)mund të ofrojnë.
• Dhëmbë frontal të shkurtër,të vegjël: disa njerëz mund të kenë predispozitë gjenetike për këtë formë dhëmbi,por ajo mund të vijë dhe si pasojë e ndonjë frakture të dhëmbit apo dhe konsumimit te sipërfaqes okluzale si pasojë e fërkimit.
• Rregullime të vogla estetike ortodontike.