Çfarë është implanti?

Implanti është një vidë titaniumi e cila vendoset në kockën e nofullave për të zëvëndësuar dhëmbët e hequr. Pasi lidhet me kockën e nofullës si një trup, kryen funksionin e plotë të dhëmbit natyral.

Implanti është mënyra më e mirë e zëvendësimit të dhëmbëve në dentistrinë moderne.

Implantet janë të rehatshëm,të fortë dhe të sigurtë. Avantazhi kryesor i implanteve është se bëjnë të mundur zëvendësimin e dhëmbit që mungon pa dëmtuar dhëmbët e shendetshëm të pacientit.

A mund të vendoset implanti ne çdo moshe?

Po. Implantet mund të përdoren të çdo person i shëndetshem qe ka mbaruar zhvillimin kockor (mbi 20 vjeç). Për moshat e treta nuk ka nje limit moshe. Implantet mund të vendosen ne persona të çdo moshe që kanë nje gjëndje shëndetësore të mire. Ne përgjithesi jane të moshuarit qe kane me tepër nevoje për implantet, si pasoje e humbjes se dhembeve.

A qendron implanti ne goje gjatë gjithe jetës?

Kane kaluar mbi 30 vjet nga përdorimi i implanteve ne stomatologji, shumica e pacientëve të pare i kane ende ne goje implantet dhe i përdorin pa asnje problem. Jetëgjatësia e implantit ne goje është e lidhur me disa faktore si:

• gjendjen e përgjithjshme shendetësore,
• pastrimi i rregullt i gojes i dhembeve dhe implantit
• sëmundjet e mishrave të dhembeve.
• Sëmundje sistemike të pacientit
• Duhanpirja

A përfundojnë me sukses të gjithë implantet e vendosur?

Përqindja e suksesit të integrimit të implantit është mbi 98%
Për të patur sukses ne implantologji duhet:


• Nderhyrja e implantimit të kryhet nga nje mjek I specializuar ne kirurgji orale
• Studimi I rastit dhe planifikimi I nderhyrjes.
• Steriliteti gjatë procedures.
• Implante të certifikuara dhe të prodhuara nga kompani serioze.
• Pacienti të jetë bashkepunues dhe të ndjeke keshillat e mjekut.


Pas vendosjes se implantit ka nje periudhe pritje prej 3 muajsh për nofullen e poshtme dhe 6 muaj për nofullen e sipërme ,kohe e nevojshme për ti dhene mundesine kockes se nofullave qe te lidhet me implantin.Ne fundin e kësaj periudhe shihet dhe suksesi apo dështimi i implantit të vendosur .