SILANTET

Silantet janë procedurë profilaktike për fëmijët që aplikohen ne momentin e parë teksa shfaqen molaret e pasëm të përheshëm.Kjo seance ka për qëllim parandalimin e proceseve karioze dhe higjienë më të kontrolluar për fëmijët tuaj që në moshën 6 vjecare.Gjatë seancës së silanteve fëmija nuk ndjen dhimbje,behet mbushja e fissurave *gropëzave* që ka sipërfaqja e dhëmbit me materialin përkates që bllokon depërtimin e mikroorganizmave dhe informohet ne lidhje me higjienën dentare.Procedura e silantit mund te shoqërohet me FLUORIZIM DENTAR I cili është gjithashtu një procedure profilaktike që realizohet duke aplikuar një xhel pa ngjyrë mbi sipërfaqen e dhëmbëve për mbrojtjen dhe rritjen e fortësise së zmaltit.