TRAJTIME INFEKSIONI

Trajtimi I sëmundjeve që lidhen me rrënjët e dhëmbëve.Shërbimet endodontike kanë për qëllim ruajtjen e dhëmbëve natyral të pacientit duke rivendosur shëndetin dhe funksionin e dhëmbit. Trajtimi endodontik është i domosdoshëm kur pulpa brenda kanalit , është e infektuar.Inflamacioni ose infeksioni mund të ketë shkaqe të ndryshme si : higjiene jo e mire orale,prishje të thellë e dhëmbit,procedurat e dhëmbëve të përsëritur.Nëse inflamacioni i pulpës ose infeksioni nuk është trajtuar, mund të shkaktojë dhimbje ose të çojë në një absces,qelbëzim dhe enjtje. Me teknikat moderne dhe anestetikun klinik, pacientët raportojnë se nuk kanë dhimbje gjatë procedurës.