KURORE ZIRKONI

Kur tërësia strukturore e dhëmbit është tepër e dëmtuar,për te rikthyer formën,fortësinë dhe pamjen e dhëmbit na nevojitet nje kurorë.
Sot për arsye të estetikës gjithnjë e më tepër po përdoren kurorat zirkoni dhe emax. Ato jane te qendrueshme dhe rezistente ndaj forcave te kafshimit dhe përafrohen shume me Dhëmbët natyrale duke realizuar nje estetike maksimale te padallueshme nga Dhëmbët tuaj aktual ne goje si nga anatomia dhe ngjyra.Realizimi I tyre bëhet në mënyrë profesionale me ane te teknologjisë së fundit CAD/CAM që garanton përputhshmëri të plotë të punimit ortopedik mbi dhëmbin ku do të vendoset.

Kur përgatitet nje kurore:

• Dhëmbë të frakturuar apo të thyer
• Drejtimi estetik I dhëmbëve të rrotulluar apo jashtë pozitës normale.
• Dhëmbët thellësisht të dëmtuar nga kariesi.
• Dhëmbët me mbushje te mëdha të thyera.
• Kur mbushja është shumë e madhe dhe kalon mundësitë e rindërtimit me kompozit apo përdorimit të onlay.
• Dhëmbët devital me mure të holla.
Higjena e mirë orale dhe vizitat e rregullta dentare do të zgjasin jetën e kurorës tuaj të re.

Kur realizohet nje mbushje kompoziti:

• Dhëmbët me mbushje të dëmtuar.
• Rregullim i estetikës në dhëmbët me hapësira.
• Dhëmbët e thyer apo frakturuar
• Dhëmbët me karies
• Dhëmbët e konsumuar nga fërkimi.
• Dhëmbët qe kane mbushje te vjetra prej amalgam