KIRURGJI

Kirurgjia orale është ajo degë e stomatologjisë, që merret me ndërhyrjet kirurgjikale në kavitetin oral.
Disa nga ndërhyrjet me të shpeshta që kryen mjeku stomatolog i specializuar në kirurgji orale:
Heqja e dhëmbëve është një ndërhyrje rutinë në kirurgjinë orale.
Kirurgjia më e përhapur është heqja e dhëmballëve të pjekurisë.
Një nga ndërhyrjet më të rëndësishme është edhe heqja e rrënjëve të mbetura që mund të çojnë në infeksione të kockës dhe në kiste.

Kirurgjia pre-protezike

Në rastet kur pacienti nuk mund të mbajë proteza fikse dhe kërkon të bëjë protezë të lëvizshme, kirurgu vlereson nevojen e pacientit për të kryer kirurgjinë parapërgatitëse në mënyrë që proteza e lëvizshme të ketë stabilitetin maksimal në gojë.
Kirurgjia pre-protezike përfshin:

• heqjen e indeve të buta të tepërta,
• heqjen e torus-eve , teprica kockore ne nofullen e sipërme dhe të poshtme
• Lëmimin dhe dhënien e forms se duhur te kockës.

Trajtimi i infeksioneve (abseseve)

Abseset janë infeksione që vijnë nga prishja e dhëmbëve në gradat e rënda . Ato përhapen në kocke dhe mishrat e dhëmbëve me variacione në madhësi, (nga një fryrje e lehtë në zonën përreth dhëmbit deri tek një fryrje që duket në pamje të jashtme) Kjo shoqërohet me dhimbje të vazhdueshme, temperaturë, , lëvizshmëri të dhëmbëve dhe fryrje të nyjeve linfatike të qafës. Trajtimi kirurgjikal konsiston ne drenimin e abcesit ( hapjen e rruges për derdhjen e qelbit).

KIRURGJIA ESTETIKE

Trajtimi kirurgjikal I problemeve si:

• gummy smile ( kur ne buzeqeshje mbizoterojne gingivat)
• labium duplex( prania e tepricave indore në buzën e sipërme bën që gjatë buzëqeshjes buza te duket me 2 shtresa)