MBUSHJE KOMPOZITI

Mbushjet prej kompoziti (materiali me ngjyrë si te dhembit) po përdoren gjithnjë e më shumë për të RIKTHYER ESTETIKEN DHE FUNKSIONIN dhëmbëve që preken nga kariesi,thyerjet,krisjet etj. Dental Solutions ka në përdorim gjeneratën më të re të kompoziteve nano-teknologji që kanë shënuar revolucion të vërtetë në dentistri dhe sigurojnë një qëndrueshmëri të lartë ndaj forcave përtypëse, pamje me chroma dhe transparencë gati natyrore,aftësi polimerizimi përfekte,duke na dhënë ne mjekeve mundësinë e rindërtimeve ideale të formës dhe ngjyrës së dhëmbit te dëmtuar. Higjena e mire orale,dieta ushqimore e balancuar dhe vizitat e rregullta dentare do të zgjasin jetën e mbushjes suaj të re.

Kur realizohet nje mbushje kompoziti:

• Dhëmbët me mbushje të dëmtuar.
• Rregullim i estetikës në dhëmbët me hapësira.
• Dhëmbët e thyer apo frakturuar
• Dhëmbët me karies
• Dhëmbët e konsumuar nga fërkimi.
• Dhëmbët qe kane mbushje te vjetra prej amalgam