Cfarë është Ortodoncia?

Ortodoncia është një specialitet dentar që studion,diagnostifikon,parandalon dhe korrigjon ndryshimet e zhvillimit dento facial, format e harqeve dentare dhe pozicionin e nofullave, rreshtimin e dhembeve dhe rivendos ekuilibrin morfologjik dhe funksional të gojës dhe fytyrës, duke përmirësuar gjithashtu estetikën në tërësi.

Trajtimi ortodontik synon kryesisht korrigjimin e një malokluzioni të hershëm ose të konsoliduar.

Cfarë moshe duhet bërë konsulta e parë ortodontike?

Mosha adekuate për konsultën e parë ortodontike është 7 vjec.Në këtë moshë, ne mund të dallojmë probleme delikate me rritjen e nofullës dhe daljen e dhëmbëve teksa disa dhëmbë qumështi janë ende të pranishëm. Kjo përiudhe është e rëndësishme, sepse disa probleme ortodontike mund të jenë më të lehta për t’u korrigjuar dhe parandaluar nëse zbulohen herët.

Pse është kaq I rëndësishëm fillimi I trajtimit ortodontik?

Dhëmbët e keqpozicionuar:

• janë të vështirë për t’u pastruar dhe mbajtur larg kavitete karioze.
• shkaktojë gjithashtu konsumim jonormal të sipërfaqeve të dhëmbëve
• fillon vështirësia në përtypje dhe të folur
• stres I tepërt I ushtruar në kockat dhe indet e mishrave të dhëmbëve
• moszhvillim I barabartë ndërmjet nofullave.

Kur mund te filloj trajtimi ortodontik?

1. Fëmijërinë e hershme
2. Adoleshencë
3. Tek të rriturit (adultët)

Cilat jane anomalite qe mund te korrigjojme me ane te trajtimit ortodontik?

Anomali konsiderohen të gjitha devijimet nga norma te cilat mund te jene skeletike ose dentare si përshembull:

1. Kafshimi i hapur
2. Kafshimi I thellë
3. Klasa e dyta skeletike dhe dentare
4. Klasa e treta skeletike dhe dentare
5. Kafshimi I kryqëzuar
6. Grumbullimet dentare

Cilat jane llojet e aparateve qe mund te përdorim?

• APARATET E LEVIZSHEM
Përdoren tek fëmijët me denticion të përzier (kur fëmija ka në gojë dhëmb qumështi dhe të përhershëm).

Ato shërbejnë :
• për rregullimin e raportit të nofullave me njëra-tjetrën
• përfitimin e hapësirave të vogla
• ruajtjen e hapësirave në rastet e humbjes së parakohshme të dhëmbëve të qumështit
• zgjerim të lehtë të arkadave

• APARATE FUNKSIONAL
Aparatet funksional janë aparate që përdoren tek fëmijët që janë në përiudhën e rritjes. Keto aparate ndikojnë në rritjen e nofullave duke ushtruar forca tek muskulatura e nofullave, duke na ndihmuar ne zgjidhjen e disa problemeve orale dhe përiorale.

• APARATE FIKSE METALIKE OSE QERAMIKE
Aparatet fikse përdoren për drejtimin e dhëmbëve tek fëmijët-adoleshentët me denticion të përhershëm dhe tek të rriturit pa dallim moshe.Ato vendosen ne pjesen vestibulare te jashtme te dhëmbëve.
Ndryshimi I tyre është vetëm në estetikë dhe jo në funksion apo kohëzgjatjen e trajtimit.

• ALIGNERS/MASKERINAT TRANSPARENTE
Aligners janë aparate të padukshme që preferohen shumë nga pacienti , te cilat përdoren për drejtimin e dhëmbëve . Kohëzgjatja e vendosjes gjatë ditës është 22 deri në 23 orë në ditë për rezultatet më të mira. Ato mund të hiqen lehtësisht gjate ngrënies, dhe kur duhet te lajmë dhëmbët.Maskerinat transparente japin mundësinë të rregullojmë dhëmbët falë ushtrimit progesiv të forcave të duhura ndaj dhëmbëve deri në shtrirjen përfundimtare të barabartë me harkadën dentare.
Përparësitë kryesore të metodës së mësipërme kundrejt teknikave të tjera janë:
• Procedurë diskrete
• Vendosje e thjeshtë
• Krijim I përsonalizuar
• Zgjedhje ekonomike

• APARATE FIKSE LINGUALE
Aparatet fikse LINGUALE përdoren për drejtimin e dhëmbëve tek fëmijët-adoleshentët me denticion të përhershëm dhe tek të rriturit pa dallim moshe.Ato vendosen në pjesën LINGUALE TE BRENDSHME të dhëmbëve në mënyre që aparati te mos duket.

Sa kohë zgjat trajtimit ortodontik?

Kohëzgjatja e trajtimit ortodontik kryesisht zgjat 1.5 -2 vite por kjo përcaktohet në bazë të anomalisë që paraqet pacienti dhe vështirësise së problemit.

Cfarë ndodh kur përfundon trajtimi (drejtimi i dhëmbëve) dhe a është përmanent rezultati përfundimtar?

Kur trajtimi ortodontik përfundon, dhëmbët duhen mbajtur në pozicionin e tyre të arritur. Në këtë mënyrë pacienti pajiset me një ruajtës rezultati që quhet RETAINER i cili mund të jetë fiks ose i lëvizshëm. Pyesni ortodontin tuaj për udhëzime në lidhje me përdorimin e tij.