HIGJENIZIMI ORAL

Higjenizimi oral është procesi nëpërmjet të cilit pllaka bakteriale dhe gurëzat e depozituara hiqen nga sipërfaqet supragingvare dhe subgingivare të dhëmbit.Qëllimi kryesor është të kthejë gingivat e shëndetshme duke eleminuar komplet elementët që provokojnë inflamacionin e gingivave (pllaka,gurezat,endotoksinat) nga sipërfaqja e dhëmbit.Instrumenti I unitit stomatolgjik ka treguar që ul ne menyre drastike numrin e mikroorganizmave qe jane te vendosura dhe kjo shoqerohet me reduktim dhe eleminim të inflamacionit dhe entjes së mishrave nga ana klinike.Ky ndryshim pozitiv I ulët microbial mbahet nepërmjet kontrolleve te shpeshta cdo 6 muaj në kabinetin stomatologjik,kryerjes së procedures së pastrimit të gurëzave me instrumentin Ultrasonik,AirFlow dhe lustrimit të tyre me furcë dhe pastë profesionale.