TRAJTIME TE DHEMBEVE TE QUMESHTIT

Kontrolli I rregullt tek dentisti parandalon shumë probleme dentare tek fëmijët.Dhëmbët e përkohshëm (Dhëmbët e qumështit) në të kundërtën e asaj që mendohet,jane shumë të rëndësishëm.Ato luajnë rolin e udhërrëfyesit për dhëmbët e përhershëm,nëse ato hiqen para kohe mund te lindin probleme me pozicionimin ose kohën e daljes së dhëmbëve të përhershëm. Në kliniken tonë u kushtohet nje rëndësi e vecantë fëmijëve duke I stimuluar një kujdesje dhe higjinë të mirë dentare.
Dental Solutions ofron:

• Heqje
• Mbushje mbrojtëse për parandalimin e prishjeve
• Fluorizim përiodik cdo 3-6 muaj për rritje të fortësisë së smaltit
• Trajtim te pulpës së dhëmbit
• Trajtim infeksioni
• Abces